E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nis seanca për dy të dyshuarit si atentatorë të vëllezërve Haxhiaj
Publik News

Nis seanca për dy të dyshuarit si atentatorë të vëllezërve Haxhiaj

Autoret e dyshuar, qe u arrestuan si rezultat i finalizimit te operacionit “Shen Vlash”, jane A. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe K.A, 22 vjec banues në Durrës.

Kush jane viktimat

Mësohet se dy vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe prej kohësh jetojnë në lagjen nr. 7, në Spitallë. Besmir Haxhia, 36 vjeç, dhe vëllai i tij më i vogël, Voktor Haxhia, 27 vjeç, rezultojnë me disa biznese në këtë zonë. Sipas informacioneve nga Policia, bizneset që dy vëllezërit kanë, janë një lavazh, një Exchange dhe një kompani “BVAUTO”, me shërbim karrotreci dhe dhënie me qira të automjeteve. Të gjitha këto biznese, rezultojnë në emër të 27-vjeçarit Viktor Haxhia. Ky i fundit rezulton të jetë diplomuar një vit më parë për avokat, ndërsa ishte anëtar i Dhomës së Avokatisë në Durrës. 27- vjeçari nuk rezulton të ketë ndonjë të shkuar kriminale, çka mund të sillte edhe ngjarjen e djeshme.

gjykata e durresit

DYSHIMET

Ndërkohë, 36-vjeçari Besmir Haxhia, është i martuar dhe kishte edhe një fëmijë. Së bashku me vëllanë, ai punonte në bizneset e lartëpërmendura. Sipas burimeve, 36- vjeçari në Durrës njihet edhe me nofkën si Mori i Kolës. Burime të Policisë thanë gjithashtu se Besmir Haxhia rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë jashtë vendit. Bëhet fjalë për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa ka kryer dënimin e tij vite më parë. Pas kësaj, është rikthyer për të punuar në bizneset e familjes së tij. Nga hetimet paraprake të kryera për këtë ngjarje, Policia dyshon se ekzekutimi i dy vëllezërve të ketë ndodhur si pasojë e të kaluarës së njërit prej tyre.

SI U VRANË

Vëllezërit ishin duke kaluar me makinë në momentin që kanë rënë në pritë, duke u qëlluar me breshëri armësh. Autorët dyshohet se kanë qenë dy. Kanë qenë banorët e zonës që kanë dëgjuar të shtënat, duke lajmëruar Policinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në Shenavlash, te zona e Nishtullës. Forca të shumta policie rrethuan zonën, ndërsa janë ngritur edhe pika të shumta postblloku për të shkuar në gjurmët e autorëve. Mister mbetet motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë. Policia e Durrësit për të mbledhur sa më shumë prova dhe dëshmi për zbardhjen e kësaj ngjarje ka marrë edhe dëshminë e familjarëve të viktimave. Këta të fundit kanë dëshmuar nëse dy vëllezërit kanë pasur ndonjë konflikt së fundmi apo hakmarrje të vjetër. Gjithashtu, Policia po merr edhe dëshmitë e banorëve të zonës, të cilët janë gjendur të parët, pasi dy vëllezërit janë qëlluar me breshëri armësh gjatë lëvizjes me makinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.