Gjykata jep arrest me burg për Altin Ndocin dhe shokun e tij
Gjykata e Durrësit ka vendosur të lërë në burg dy autorët e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Haxhiaj, pak ditë më parë në këtë qytet. vrasja-durres-vellezer Altin Ndoci dhe K.A., 22-vjeç janë shoqëruar mëngjesin e sotëm nën masa të rrepta sigurie drejt Gjykatës dhe gjatë mbajtjes së seancës institucioni ishte i rrethuar nga policia. Kush jane viktimat Mësohet se dy vëllezërit janë me origjinë nga Puka dhe prej kohësh jetojnë në lagjen nr. 7, në Spitallë. Besmir Haxhia, 36 vjeç, dhe vëllai i tij më i vogël, Voktor Haxhia, 27 vjeç, rezultojnë me disa biznese në këtë zonë. Sipas informacioneve nga Policia, bizneset që dy vëllezërit kanë, janë një lavazh, një Exchange dhe një kompani “BVAUTO”, me shërbim karrotreci dhe dhënie me qira të automjeteve. Të gjitha këto biznese, rezultojnë në emër të 27-vjeçarit Viktor Haxhia. Ky i fundit rezulton të jetë diplomuar një vit më parë për avokat, ndërsa ishte anëtar i Dhomës së Avokatisë në Durrës. 27- vjeçari nuk rezulton të ketë ndonjë të shkuar kriminale, çka mund të sillte edhe ngjarjen e djeshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



