Nënë e bir dalin para gjykatës së Fierit me kokën ulur, kthyen shtëpinë në laborator droge
Nënë e bir, Qamile dhe Anxhelo Kapaj, të cilët janë arrestuar në flagrancë pasi kanë kthyer shtëpinë e tyre në laborator për të kultivuar drogë, ditën e sotme kanë dalë para gjykatës së Fierit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Teksa janë futur në gjykatë, siç shihet dhe nga fotot nënë e bir janë shfaqur me kokën ulur.
Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe kryefamiljari, Aleksandër Kapaj, së bashku me një 33-vjeçar nga Kosova.
Kujtojmë se lidhur me këtë ngjarje në kërkim janë shpallur edhe 2 persona të tjerë, kryefamiljari Aleksandër Kapaj bashkë me 33 vjeçar nga Kosova. Sakaq janë proceduar penalisht edhe 3 elektricistë për shpërdorim detyre pasi në ambientet e jashtme të rrjetit elektrik, është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin e paisjeve, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 312 fidanë të dyshuar Kanabis, të kultivuara, pajisjet të cilat kanë shërbyer për kultivimin e bimëve narkotike si dhe një pajisje presimi, gërshërë etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



