E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha: Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën
Politikë

Basha: Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar me një postim në facebook për ditën e lirisë së medias.

Sipas kreut demokrat, “fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.

Ja postimi i plotë:

Sot në ditën botërore të lirisë së medias përshëndes të gjjthë gazetarët dhe median që në këtë periudhë të vështirë kundër #covid19 kanë sfiduar rrezikun dhe censurën për të informuar publikun mbi situatën.

Fatkeqësisht edhe këtë vit vendi bëri hapa prapa në indeksin e lirisë së medias duke zbritur disa vende më poshtë.

Ligjet kundër medias online, kufizimi i qasjes së gazetarëve në informacion, arrestimi i gazetarëve dhe aktivistëve dhe mbyllja e mediave kritike ndaj qeverisë, janë vetëm disa nga problemet që kanë përkeqësuar e lirinë e medias në Shqipëri, ku propaganda e qeverisë kërcënon çdo ditë lirinë e shprehjes dhe të vërtetën.

https://rsf.org/en/ranking_table

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.