E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkarkimi i Dvoranit, KLGJ rrëzon kërkesën e Metës
Publik News

Shkarkimi i Dvoranit, KLGJ rrëzon kërkesën e Metës

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka rrëzuar kërkesën e presidentin Ilir Meta për shkarkimin e Ardian Dvoranit, nga kreu i KED, me pretendimin se i ka mbaruar mandati.

KLGJ me shumicë votash vendosi t’i kalojë Dvoranit dokumentacionin e emërimit në detyrë të tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë, duke i dhënë kështu më shumë kohë.

Po ashtu anëtari i KLGJ-së Erjon Muharremaj propozoi që të kërkohet opinion tek partnerët tanë ndërkombëtarë. Ky propozim u miratua me shumicë votash nga anëtarët e tjerë.

Kujtojmë se Meta me anë të një letre dërguar Këshilit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë, ka kërkuar që Dvorani s’mund të jetë më anëtar i GJL as kreu i KED pasi i ka mbaruar mandati prej 2014.

Nga ana tjetër Dvorani në dëshminë e tij tha se presidenti duhet të jetë më i përmbajtur ndërsa shtoi se nuk ka kompetencë të kërkojë largimin e tij nga detyra.

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami pohoi se ky institucion i ka marrë në dispozicion shpjegimet e Dvoranit. Ndërkohë, Erjon Muharremi tha se për çështjen në fjalë, kërkohet mendim dhe nga partnerët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.