Është regjistruar kandidati i parë për Rektor në Universitetin e Tiranës.
Mësohet se bëhet fjalë për Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxhën , i cili ka aplikuar ditën e sotme.
Ndërkohë vijon aplikimi normalisht në katër fakultete të Ekonomisë, Shkencave-Sociale, Gjuhëve të Huaja dhe Histori-Filologjisë.
Ndërsa raportohet se është bllokuar në fakultetin e Shkencave të Natyrës që prej datës 4 maj.
Kujtojmë që zgjedhjet për rektor u shtyn për shkak të pandemisë së COVID-19.



