Gjykata dënon me 46 vjet burg 24 të arrestuarit e skemës së mashtrimit
24 persona të arrestuar për ndërtimin e një skeme fiktive duke përfituar nga TVSH, sot janë njohur me masën e sigurisë.
Gjykata ka dhënë për të gjithë të pandehurit në total 46 vite e 4 muaj burg për skemën e mashtrimit me TVSH.
Bëhet me dije se është krijuar një skemë e 20 subjekteve që bashkëpunonin me njëri-tjetrin përmes faturave fiktive në një shumë totale prej 34 milionë eurosh, me qëllim uljen e pagesave mujore të TVSH-së si dhe rritjen fiktive të shpenzimeve, në mënyrë që të paguanin më pak tatim fitim, raporton Klodiana Lala.
Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale “moskallëzim krimi”, “krijimin e skemave mashtruese lidhur me TVSH”, “fshehje e të ardhurave” dhe “mospagim i taksave dhe tatimeve”.
MASAT E DHENA NGA GJYKATA:
Adrian Zeqo – 1 vit e 4 muaj burg
Aleksandër Gusho – 1 vit burg
Asim Çaçi – 8 muaj burg
Bledar Metko – 8 muaj burg
Bruno Osmani – 1 vut burg
Diana Ramizi – 1 vit burg
Drita Frangaj – 1 vit e 8 muaj burg
Emiljano Frroku – 1 vit e 8 muaj burg
Erisa Islam – 1 vit burg
Gentjan Dedja – 1 vit burg
Gerdi Laho – 8 muaj burg
Kristi Rrënja – 1 vit burg
Lirim Jella – 1 vit e katër muaj burg
Kudret Memaga – 1 vit burg
Lumturije Murati – 1 vit e 8 muaj burg
Myfaret Ballushi – 1 vit burg
Rigerta Bakijasi – 8 muaj burg
Santiljano Çifligu – 1 vit burg
Xhon Lama – 1 vit e 8 muaj burg
Dashamir Ymeraj – 6 vite e 8 muaj burg
Enver Sheshi – 6 vite burg
Valter File – 4 vite burg
Nefail Jaho – 4 vite burg
Robert Shabani – 4 vite e 8 muaj burg
Avokatët shprehen se do të apelohet vendimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



