E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Australia nis sot rihapjen nga pandemia COVID-19
Bota

Australia nis sot rihapjen nga pandemia COVID-19

Australia eshte gati per rihapje. Ka qene kryeministri australian, Scott Morrison, i cili ka bërë të ditur se si do të rihapet vendi nga ditët e fundjavës, pas masave të vëna me qëllim të luftimit të koronavirusit të ri, raporton BBC. kryeministri

Sipas tij, hapja do te jete me tri faza, duke nisur qe sot me fazen e pare. Ne te përfshihet:

-Lejimi i pesë mysafirëve në shtëpi, dhe grumbullimi i 10 njerëzve në ambiente të jashtme

-Restorantet, kafiteritë dhe dyqanet do të rihapen

-Do të vazhdojë puna nga shtëpia nëse iu përshtatet punëtorëve

-Klasat dhe hapësirat për argëtim për fëmijë do të rihapen

-Udhëtimi i brendshëm do të rikthehet

Në fazën e dytë do të përfshihen grumbullimi i më shumë se 20 personave, dhe rihapja e kinemave, palestrave, salloneve të bukurisë.

Faza e tretë ndërkaq parasheh grumbullimin e 100 personave.

Megjithatë marrja e këtyre vendimeve do të varet nga shteti në shtet, varësisht prej masave që kanë në fuqi për mbajtje të distancës fizike. Kuinsllend dhe Territori Verior tashmë kanë nisur të praktikojnë disa prej masave të përmendura.

“Do të ketë shpërthime, do të ketë raste të reja. Jo gjithçka do të shkojë sipas planit”, ka thënë Morrison, duke shtuar se “Ne nuk mund të lejojmë që frika e kthimit e kthimit mbrapa të na bllokojë te ecim perpara”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.