E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptarë, futni dorën në xhep, thjesht mendohuni. Me çfarë do ushqeheni?!
Publik News

Shqiptarë, futni dorën në xhep, thjesht mendohuni. Me çfarë do ushqeheni?!

Këto muaj pamë dhe provuam në kurriz se mjeti i parë i kontrollit mbi individin janë rrjetet mediatike dhe ato sociale – informacion i filtruar, intensitet i informacionit i matur me aq precizion, sa nëpër botë, brenda pak ditësh, shumica e individëve arritën të mendojnë dhe veprojnë njësoj; ndërsa çdokush që e prishte këtë uniformitet “qëllohej me gurë”. Pse ndodh kjo? Sepse njerëzit kanë humbur aftësinë të përqëndrohen dhe sapo vjen momenti që qenia njerëzore natyrshëm mund të bëjë pyetje mbi një çështje të caktuar, kjo spostohet dhe vendin e saj e ze një çështje tjetër. Efektiviteti që rrjetet mediat dhe sociale patën për të krijuar një realitet të shtrembëruar dhe të unifikuar mbi Covid-19, tregoi se fuqia që ato kanë mbi ndjenjat, mendimet dhe veprimet e individëve sot në botë e bën bombën atomike të duket si një pordhë e plevitosur.

Mjeti tjetër i kontrollit është varfërimi dhe krijimi e konsolidimi i varësisë nga qeveria. Kjo u realizua nga urdhërat, ligjet, dhe fushata sensibilizuese “Rri në shpi”. Sot, thuajse 99% e botës është më e varfër se dje, pra më e kontrollueshme. Nuk e besoni? Futni dorën në xhep, dhe pastaj flisni. Bile mos flisni fare. Thjesht mendohuni. Me çfarë do ushqeheni?! Ky është momenti kur vjen qeveria dhe të hedh dorën në sup dhe të thotë: kujdesem unë për ty. Më ke si Babë.

Pastaj …. vaksina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.