Ish drejtori i policise Ahmet Prenci: Vendi dejtohet nga KRIMI
Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ahmet Prençi ka reaguar në lidhje me deklaratat e ambasadorit Donald Lu. Sipas tij këto deklarata janë dëshmi e qartë që tregon se në Shqipëri pushtetin e ka krimi.
Në një intervistë të dhënë për gazetën Panorama, Prençi është shprehur se krimi i organizuar mund të forcohet në momente dobësie të shtetit , pikërisht kështu ka ndodhur edhe në Shqipëri. Më tej shprehet se kur krimi merr mbështetje dhe shkëmbim favoresh atëherë quhet “Mafia”.
Prençi ngre akuza ndaj policisë së shtetit pasi ata kanë informacion lidhur me aktivitetin e gjiithësecilit element kriminal, gjithashtu dhe lidhjet që ata kanë me pushtetin dhe kjo e demotivon policinë .
Ish drejtori i përgjithshëm i policisë tha se çështja dhe emrat që ambasadori përmendi nuk janë lajm pasi jo vetëm policia po edhe çdo qyetar i di këto informacione.
“Ngritja e një task force e drejtuar dhe menaxhuar nga SHBA në Shqipëri do të ishte një goditje shumë efektive e kartelit të drogës. Në këto vite policia nuk ka oragnizuar një aksion për të goditur një një njeri të njohur të botës së krimit. Prençi e quan aksionin “vjeshtë 2017” një fushatë mediatike se sa efektive në goditjen e krimit”, tha ai.
Me tej ai u shpreh se çelsi i suksesit në luftën kundër krimit është vetëm vullneti politik i hekurt pasi kur pushteti flirton apo bashkëpunon me krimin atëherë polica është inekzistente.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



