E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U dhunua barbarisht  nga policët: Kam djegie, ishalla s’kam hemoragji të brendshme (VIDEO)
Publik News

U dhunua barbarisht nga policët: Kam djegie, ishalla s’kam hemoragji të brendshme (VIDEO)

'Sa dola nga Ushtaraku', përlotet aktivistja e dhunuar nga policët: Kam djegie, ishalla s'kam hemoragji të brendshme (VIDEO)

Ina Kurti

Mes qytetarëve që u morën me forcë e dhunë nga policia sot në Sheshin Skëndërbej, është edhe aktivistja Ina Kurti, cila kishte dalë të protestonte si për masat ndaj Covid dhe për Teatrin Kombëtar.

Përmes një video të shpërndarë në faqen e saj në facebook, ajo thotë se nuk ka marrë trajtimin e duhur në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Mes lotësh ajo thotë se nuk ndihet mirë, ka dhimbje koke dhe djegie, dhe shpreson të mos ketë hemorragji të brendshme.

“Të dashuar miq, shokë ,familjarë dhe bashkëatdhetar. Ju faleminderit shumë për mesazhet (përlotet). Sapo kam dalë nga Spitali Ushtarak ku më bënë vizitën, po s’më kanë matur temperaturën, kam një djegie të brendshme, ishalla nuk është hemorragji. Kam një dhimbje koke shumë të madhe. Doktorët atje nuk kishin të gjitha mjetet për të më fashuar dorën e dëmtuar dhe më dhanë receta, pomada. Ishalla me kaq. Këtu mbaroi. Ju faleminderit shumë. Mos u shqetësoni, faleminderit. ”- thotë Ina Kurti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.