E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku i përgjigjet Ramës dhe publikon shkresën: Gënjen, janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit
Publik News

Tabaku i përgjigjet Ramës dhe publikon shkresën: Gënjen, janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se kishte planifikuar të strehonte deri në fund të vitit në banesa individuale 90% të njerëzve të prekur nga tërmeti, por me pandeminë kjo gjë ndryshoi.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Tabaku ka publikuar shkresën për vlerën e rindërtimit dhe thotë se qeveria gënjen pasi sipas saj, deri tani janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit.

Tabaku thekson se për 7 vjet me radhë, ‘Ramavirusi’ e ka gërryer ekonominë, ekonominë, shëndetësinë dhe mirëqënien e shqiptarëve, Covid-19 thjesh po i nxjerr dështimet e keqqeverisjes.

Postimi i plotë:

Me një buxhet të shkatërruar nga korrupsioni dhe PPP-të me një arkë të mbushur këto 7 vjet nga taksat e larta, i qartë se konsumi po bie pikiatë dhe se shqiptarët do të kalojnë krizën më të madhe ekonomike pas pandemisë, Rama gjen guximin të flasë për buxhete rindërtimesh.

I bindur se me propagandë do ta mposhtë realitetin edhe kësaj here ai flet për buxhetin e rindërtimit pasi gënjeu shqiptarët për buxhetin anti-COVID. U thotë shqiptarëve se asnjë qindarkë nuk preket në buxhetin e rindërtimit dhe nuk u shpjegon të vërtetën.

Sipas shkresës së qeverisë janë alokuar vetëm 20% e vlerës së projektit për rindërtimet në 2020. Pra kryeministri dhe pinoku në krye të Tiranës apo dhe të emëruarit në rrethe po tenderojnë pa fonde të disponueshme në buxhet.

Po u japin firmave të lidhura me to tendera rindërtimesh me shpresën se do të marrin fonde nga vendet e BE. Por për shqiptarët e prekur sa nga tërmeti dhe nga pandemia ekonomike ndihma ishte qesharake. Mbështetja reale në ekonomi qe 0.8% e PBB megjithëse në 7 vjet me radhë shqiptarët kanë paguar taksat më të larta në rajon.

Per 7 vjet me radhe, RAMAVIRUSI e ka gerryer ekonomine, shendetesine, dhe mireqenien e shqipatareve, CORONAVIRUSI thjesht po i jep doren e fundit duke nxjerre ldeshtimet e keqqeverisjes se Rames dhe paaftesise se tij per te menaxhuar situaten

44511031-63e7-4dd7-ada6-8d4f85868bf5.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.