E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohet ish-burri i këngëtares së njohur shqiptare, për dhunë në familje
Publik News

Arrestohet ish-burri i këngëtares së njohur shqiptare, për dhunë në familje

Mentor Hadërgjonaj, një nga  personazhet e dikurshëm të dosjes Kokaina, një histori ndërkombëtare e antidrogës përgjatë 2001 ka riprovuar sërisht prangat.

Siç bëjnë me dije burime të Top Channel, 52 vjeçari u ndalua pas shtatë ditëve shpallur në kërkim policor pasi është kallëzuar nga i vëllai për dhunë në familje.

I dyshuari që mban emrin Din Gjonaj u denoncua nga i vëllai Adem Hadërgjonaj, që cili ka rrëfyer në polici se konflikti mes anëtareve të familjes nisi për posedimin e një objekti në Tiranë.

Gazetarja Anila Hoxha thotë për Top Channel se Gjonaj ( Mentor Hadërgjonaj) sipas të vëllait  ka shkuar në ish ndërmarrjen  e materialeve të prodhimit  dhe i ka kërkuar familjarit të tij të dalë prej andej.

Siç referon policia i dyshuari gjendej nën shoqërinë e shtetasit S.K , një tjetër i bashkëdënuar me Hadërgjonajn gjatë megaprocesit të kokainës.

“Ata më kërcënuan se duhet të dal nga banesa që kam brenda këtyre ambjenteve –tregon kallëzuesi- më pas vëllai më kapi për fyti dhe pastaj këputi çelësat e objektit. S.K, nuk me preku me dorë, por më thanë se do më nxirrnin zvarrë“ shton më tej denoncuesi .

Burimet e policisë shtuan për Anila Hoxhën se Din Gjonaj dyshohet për dhunë një familje, ndërsa 52 vjecari nuk e ka pranuar akuzën.

Mentor Hadërgjonaj, nga Kosova në vitet 2000 ka pasur në dorë gjithë tregun e kokainës e Europës Qendrore. Ai njihet ndryshe edhe si ish bashkëshorti i këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.