E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Murrizi do të  formojë një parti të re
Publik News

Murrizi do të formojë një parti të re

Deputeti Myslim Murrizi ka konfirmuar mbrëmjen e sotme se në vitin 2021 krah forcave aktuale politike, do të rreshtohet dhe një parti e re e krijuar prej tij dhe deputetëve të rinj të Kuvendit.

Në emisionin RepolitiX, Murrizi ka thënë se në këtë parti nuk do kandidojë asnjë kandidat pa marrë më parë vërtetim që nuk ka lidhje me të kaluarën komuniste.

“Në fakt prej vitesh Shqiptarët nuk zgjedhin. Qytetarët duhet të kenë përfaqësuesit e tyre. Raporti KQZ-së thotë që 56 parti nuk dihet ku janë. Ata që rrinë në kuvend janë punëtorë të Ramës, Bashës ose Lsi-së .Këta lider kanë hallin të jenë në pushtet nuk kanë merakun e shqiptarëve. 213 mijë vota në 2009 janë ndarë mes PD-së dhe PS-së. Ka disporpocion me votën, ky është problemi kryesor, por Basha nuk flet kurrë për këtë gjë.

Po ju them sot që në vitin 2021 do të më kenë përballë…Do krijojmë lëvizje të re me grupin e deputetëve të rinj. Te kjo lëvizje nuk do kandidoj asnjë kandidat pa marrë vërtetim që nuk ka lidhje me të kaluarën komuniste. Sepse që nga viti 2008 erdhën kriminelë dhe llum në parlament. Ne kërkojmë barazi. Në fakt, unë kam kopjuar ligjin e propozuar nga Spartak Braho, që e propozoi vetëm për Agron Tufën, ndërsa unë e mbështes për të gjithë në parlament, qeveri bashki etj. Ky ligj do të shqyrtohet shumë shpejt”, u shpreh deputeti Myslim Murrizi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.