E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi paralajmëron prerë: Do jem natën te Teatri, me diagnozën që kam unë mund të vdes nëse…
Publik News

Kryemadhi paralajmëron prerë: Do jem natën te Teatri, me diagnozën që kam unë mund të vdes nëse…

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka paralajmëruar sot serish kreun e qeverise dhe kreun e bashkise te mos bejne asnje hap per cenimin e Teatrit Kombetar ne Tirane.

Ne nje lidhje live me News24 se ajo beri me dije se do tejete sot naten ne Teater se bashku me mbeshtetesit e ketij institucioni, pa pyetur per cdo hap qe mund te ndermerret per shperndarjen e tyre.

Sipas saj, Rama ka bere gati gazin lotsjelles dhe botet me uje, por ajo dhe protestuesit nuk do te levizin nga vendi.

“Dje ishte zoti Basha, sot është radha ime për të ndenjur natën. Dezhurnin si të thuash. Nesër do jetë dikush tjetër. Është mbështetje morale dhe fizike. Nuk do guxojë të hyjë asnjë fadromë pa kaluar mbi trupat tanë. Aty jam unë dhe le të shkelin trupin tim. Zoti Rama i ka bërë gati fadromat, ka lajmëruar dhe gardën dhe FNSH, më çuan fotografi që ka bërë gati botet me ujë dhe bombolat me gaz lotjsellës. Ndryshe nga herët e tjera unë do të qëndroj aty. Me diagnostikimin që kam unë, nëse hidhet gaz lotsjellës unë vdes në vend. Një pikë gjak po ra në atë shesh është kokë më kokë me Edi Ramën”, deklaroi Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.