E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandali/ Nuk ka ndjekje penale për policët dhunues
Publik News

Skandali/ Nuk ka ndjekje penale për policët dhunues

Një tufë policësh dhunuan barbarisht një adoleshent dje pranë Liqenit Artificial. Vetëm pas shumë orësh, policia tha se ka pezulluar vetëm njërin prej policëve. Për të dhe të tjerët nuk do ketë ndjekje penale për dhunën barbare. Jo vetëm kaq, por policia thotë se ka dënuar edhe adoleshentin e dhunuar pasi doli shëtitje me biçikletë. Skandali ka shkaktuar mjaft zemërim në opinionin publik.
NJOFTIMI nga policia e Tiranës
Pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaqet punonjës policie, i cili ka kryer shkelje të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe DVP Tiranë, pas verifikimeve të kryera dhe hetimit të bërë, pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë G.N, pranë Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2. Drejtoria e Standardeve Profesionale do të grumbullojë dhe analizoje të gjitha provat dhe në fund te hetimit do jepet masa sipas shkallës së shkeljes. Gjithashtu, Policia e Shtetit ka ndeshkuar me mase administrative sipas Aktit Normativ, 2 te rinjte qe u konstatuan se kishin thyer orarin e ndalim-qarkullimit dhe kishin dale per shetitje me biçiklete, ne shkelje te masave per parandalimin e pandemise COVID-19. Policia e Shtetit dënon ashpër veprime të tilla që cenojnë imazhin e Policisë tek qytetarët dhe fton cilindo që të denoncojë çdo rast të cenimit të figurës së punonjësve të Policisë apo të abuzimit me detyrën, duke u garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.