Agron Shehaj: Regjimi i Ramës ka humbur çdo legjitimitet
Statusi i Ish – deputetit Agron Shehaj
Gjoba ndaj Sonila Meços dhe Artur Zhejit janë hapi i parë drejt mbylljes të sigurtë së emisioneve të tyre. Ato janë dhunë direkte ndaj pronarit për t’i treguar atij se çfarë duhet të bëjë sezonin e ardhshëm.
“Publicus” i Artan Ramës, “Të Paekspozuarit” i Ylli Rakipit dhe “A Show” i Adi Krastës, u mbyllën për të njejtën arsye: ishin zëra kritikë dhe denoncues ndaj keqqeverisjes dhe korrupsionit të Edi Ramës. Për të njejtën arsye u mbyll Agon Channel.
Edi Rama nuk mund të lejojë ndërgjegjësimin e njerëzve për krimet dhe korrupsionin e tij, nuk mund të tolerojë emisionet dhe njerezit e medias që hedhin dritë mbi të vërtetat e errëta të qeverisjes së tij.
Regjimi i Ramës ka humbur çdo legjitimitet dhe mjetet e vetme që i kanë mbetur për të ruajtur pushtetin janë censura, propaganda dhe forca policore. Por historia tregon se as këto mjete nuk e shmangin dot fundin e keq të autokratëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



