E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Me automatikë dhe gaz lotsjellës ndërhynë në ndërtesë
Lajme

Me automatikë dhe gaz lotsjellës ndërhynë në ndërtesë

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit thotë se në orët e para të mëngjesit të sotëm kulmoi krimi institucional në mes të Tiranës, duke shtuar se qindra forca policore hynë dhunshëm hapësirat e Teatrit Kombëtar.

shembja teatrit kombetar1

“Me armë zjarri automatike, me sprej piperi dhe me gaz lotsjellës policia ka ndërhyrë duke dhunuar e arrestuar shumë prej protestuesëve”, thekson deklarata.

Aleanca kërkon lirimin e aktivistëve të arrestuar nga policia.

Deklarata:

Të gjithë për Teatrin, Teatri për të gjithë!

Sot, në orët e para të mëngjesit kulmoi krimi institucional në mes të Tiranës, pas një kalvari shkeljesh ligjore dhe kushtetuese. Qindra forca policore u futën dhunshëm në hapësirat e Teatrit Kombëtar për të larguar qytetarët që kanë qëndruar 27 muaj në mbrojtje të këtij kompleksi ndërtimor pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe evropiane. Me armë zjarri automatike, me sprej piperi dhe me gaz lotsjellës policia ka ndërhyrë duke dhunuar e arrestuar shumë prej protestuesëve.

Kërkojmë njëzëri lirimin e të gjithë qytetarëve të arrestuar. Njëkohësisht i kujtojmë publikut të gjerë se kompleksi i Teatrit Kombëtar është dokumentuar në çdo centimetër në dosjen e dorëzuar pranë organizatës “Europa Nostra” që e ka shpallur muajin e kaluar Teatrin Kombëtar si vlerë e përbashkët evropiane.

Në këto raste qytetarët ngrihen në këmbë e bashkohen aty ku vazhdon qëndresa, aty ku do ndërtojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës: te Teatri.

Protesta e qytetarëve kundër dhunës dhe arrogancës vazhdon.

 

17 maj 2020

 

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.