Kryetarja e LSI-së i bashkohet thirrjes së Berishës, Bashës, Metës e shumë aktorëve të tjerë politiko-socialë, për mosbindje civile.
Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi citon aktivistin e madh indian, politikanin dhe atë që konsiderohet si “themelues” i Indisë, Mahatma Gandhi, i cili ka pas thënë: “Mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. Dhe një qytetar që pajtohet me një shtet të tillë, bëhet pjesë e korrupsionit dhe paligjshmërisë së tij”.
Deklarata e Kryemadhit vjen dy ditë pas shembjes së Teatrit Kombëtar dhe shoqërimit të saj në komisariat, pasi u gjend në sheshin e teatrit në orët e para të mëngjesit, kur po bëhej shembja e tij.



