E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioneri Europian për Zgjerimin: Kërkuam dialog për Teatrin,të shqetësuar për përdorim të forcës
Publik News

Komisioneri Europian për Zgjerimin: Kërkuam dialog për Teatrin,të shqetësuar për përdorim të forcës

Zëdhënësja e Komisionerit Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar ashpër ndaj shembjes që Edi Rama dhe Erion Veliaj i bënë Teatrit Kombëtar.

‘Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merret një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk është ndjekur nga institucionet përkatëse kombëtare dhe lokale.

• Kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren, duke vërejtur gjithashtu se ka pasur përdorim të forcës. Kjo gjithmonë duhet të mbetet proporcionale me rrethanat. Ne vazhdojmë t’u bejme thirrje të gjitha palëve qe të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin.

• E rëndësishme eshte që masat emergjente te mos jenë në kurriz të parimeve dhe vlerave tona themelore siç përcaktohen në Traktatet e BE-së dhe ato duhet të jenë subjekt i një kontrolli të rregullt.

• Liria e shprehjes është një nga themelet esenciale të një shoqërie demokratike dhe një nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian. Prandaj është një element thelbësor për procesin e pranimit në

 

unnamed (7)

Në një bisedë që Varhelyi ka pasur ditët e fundit me kryeministrin Edi Rama, pas shembjes së Teatrit, i ka theksuar shefit të qeverisë se duhej të ishte evituar konfrontimi i qytetarëve me Policinë.

Deklaratat e Varhelyi janë bërë sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian ndërsa diskutohej për Buxhetin e Partneritetin Lindor

Michael Gahler, Eurodeputet (PPE, Gjermani) koordinator për çeshtjet e jashtme e të zgjerimit i grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane e koordinator i tij në Komisionin e Jashtëm i drejtori këtë pyetje komisarit për Zgjerimin: “Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar nga KM Rama a është për ju edhe shkatërrim i shanseve të Shqipërisë për negociata dhe për t’ju bashkuar Europës?”

Komisioneri Varhelyi në përgjigjen e tij theksoi se vërtet cdo shtet vendos vetë për teatrot e monumentet por jo duke përjashtuar aktorët e rëndësishëm, por duke i përfshirë të gjithë grupet e interesit në konsultim e vendimmarrje. I thashë Ramës në telefon se duhej t’ a kishte evituar konfrontimin dhe të kishte shmangur veprime të tilla.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.