Rama për Teatrin Kombëtar: Ishte fëmijë bastard, jo pjella e vërtetë e arkitektit italian
Kryeministri Edi Rama është ndalur gjatë sot në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, në cështjen e Teatrit Kombëtar, duke treguar se pse asnjëherë, as në regjimin e shkuar e as në qeveritë e tjera më pas, godina nuk u konsideruar kurrë me vlerë dhe nuk ka qenë e as ishte pjesë e Monumenteve te Kulturës.
Ai ka zbuluar nje SMS qe erdhi pas shembjes se TK dhe pergjigjen qe i dha, e po ashtu ka treguar se godina e Teatrit Kombetar, nuk eshte veper autentike e arkitektit italian, pasi ai vete nuk e ka pranuar autoresine, sepse sipas Rames, vepra u la ne mes, pasi nisi lufta.
Pjese nga fjala e Rames
Mirëpo cdo njeri ka dobësi e kur mbi të gjitha vjen gjumi e kapesh në gjumë teska je duke ëndërruar se ke trimfuar dhe hap sytë e sheh që kalaja ka rënë, ka shumë dëshpërim, është i pangushëllueshëm, sepse ngushëllohet dëshpërimi nga ti, i atyre që humbin një beteje kur kanë përcaktuar rrugën e objektin, por jo të atyre që kanë zgjedhur një beteje në rrugën e gabuar me objektin e gabuar. Habitem si nuk na kanë njohur akoma, e nuk do donin të kuptonim se ne themi atë që bëjmë e bëjmë atë që themi.
Dikush më coi një SMS e më tha “po si mor burrë mirë nuk u lodhe por nuk iu ndave deri sa e prishe,nuk u mërzite 21 vjet”. Përgjigjja është shumë e thjeshtë, nuk kam ardhur e nuk bëj politikë pwr të kapur ca të kap, unë kam ardhur në një politikë pwr të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia, nuk jam shumë I zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor, se unë jam I politikës së bindjeve ,ndërkohë që duke u kthyer te dhimbjet dhe lëndimet ia vlen të vazhdohet e flitet se shumëkush pafajësisht që s’ka lidhje fare direkt, as me ata që humbën kështjellën e hipotekuar e të zënë me forcë prej vitesh por as me vetë teatrin, po si shkoni dhe I bini një godine të vjetër, bota nuk I prish, I ruan, atëherë kërkon shpjegim dhe kam një pyetje për të gjithë:
A e dini ju se ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi, e që është shitur dhe në mediat dhe zyrat e huaja si vepra e prishur nuk është realizuar kurrë, autori nuk e ka njohur kurrë pjellën e vet si të tillë se ai projekt filloi për të qenë ai që duket në vizatimet e arkitektit Italian, por nuk vazhdoi, erdhi lufta dhe tironsit me mustaqe hijerënda që flasin në emër të asaj kohe, a e dinë që në hartën e Tiranës në kopshtet e Tiranës u mboll grurë në atë kohë, sepse u thjeshtuan të gjitha projetete e godinave, godina e TK nuk është fëmija I logjshëm I autorit Italian por fëmija bastardë I një marrëdhenie mes autorit dhe autores që ishte lufta fashiste, që duhej ushqyer me para dhe me grurin embjellë në parqet e Tiranës e në koshptet e Tiranës.
Ishte vepër e mbrëtërisë thotë mustaqja, po u nis por mustaqet kanë një gë, duket po nuk dëgjojne, u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsoiderua as nga regjimi I vjetër as nga të gjitha ekspertiza si vepër e denjë për tu future në listën e monumenteve të kulturës”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



