Reagon Bashkia e Beratit për vdekjen e 5-vjeçarit: Po kryejmë inspektim të hollësishëm të sinjalistikës
Bashkia e Beratit ka reaguar pas vdekjes tragjike të 5-vjeçarit Aleksandër Brahimasi, slt në qytetin e Beratit. Ai ishte duke luajtur në tunelin e vendosur për dekorin e festimeve të fundvitit, teksa hasi rrymë elektrike dhe e zuri korenti.
Në deklaratën e Bashkisë së Beratit, thuhet se menjëherë pas ngjarjes tragjike, ka nisur një inspektim i hollësishëm mbi sinjalistikën rrugore dhe linjave të ndriçimit public në qytet.
Reagimi i Bashkisë së Beratit
“Ka nisur një inspektim të hollësishëm të sinjalistikës rrugore dhe linjat e ndriçimit publik në qytet. Bashkia Berat është e hapur për bashkëpunim me institucionet përkatëse për zbardhjen e plotë të ngjarjes tepër të rëndë. Bashkia Berat garanton bashkëqytetasit se siguria e jetës së qytetarëve është detyra jonë parësore dhe nuk do të tolerohet asnjë neglizhim. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen tragjike të jetës së të dashurit të tyre!”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



