E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çuri: Rama e prishi teatrin sepse do të jetë ‘babai i Tiranës së re’, ta themelojë qytetin sipas imazhit të vet
Publik News

Çuri: Rama e prishi teatrin sepse do të jetë ‘babai i Tiranës së re’, ta themelojë qytetin sipas imazhit të vet

Analisti dhe teologu Arjan Çuri thotë se kryeministri Rama donte ta shembte me patjetër Teatrin Kombëtar sepse do të heqi sipas tij çdo gjurmë të qytetërimeve të mëparshme.

Në emisionin Zonë e Lirë, Çuri ka vijuar më tej duke u shprehur se Rama do të jetë “babai i Tiranës së re”, ta ndërtojë qytetin sipas imazhit të tij.

“Në histori, udhëheqësit më të mëdhenj kanë mbetur ata që kanë prishur ndërtesa. I pari që njihej për këtë metodologji është Jul Cezari. Edhe Justiniani prishi çdo ndërtesë të rëndësishme që i përkiste paganizmit. Do t’i bëjë këto që të heqi çdo gjurmë të qytetërimeve të mëparshme që kanë kaluar, do të bëhet themeluesi, ideatori, babai i Tiranës së re. Stadiumi iku, u bë sipas Ramës, Teatri iku, Teatri i Kukullave pritet, do ta themelojë qytetin sipas imazhit të vet mbi të bukurën. Hormonet e tij të lumturisë aty lëvizin, nuk do i ndahet kësaj ideje, ai e beson këtë gjë. Padurimi i tij është se mos e pengojnë që këtë pikturë ta mbarojë deri në fund”, u shpreh Arjan Çuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.