E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen drejtori i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit
Publik News

Arrestohen drejtori i shërbimeve në bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit

Policia e Beratit ka ndaluar ditën e sotme Drejtorin e shërbimeve në Bashkinë e këtij qyteti, Poli Ikonomi dhe përgjegjësin e ndriçimit në zonat urbane, Llazari Hollazi si dhe po procedon në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

Mësohet se shkak është bërë ngjarja e djeshme në Berat, ku një fëmijë 4 vjeç humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme teksa djali ka qenë duke luajtur në lulishten e pedonales së re të qytetit.

Fëmija ka prekur një poç ndriçimi në lulishte, kabujt e të cilit kanë qenë të paizoluar.

Njoftimi i policisë:

Humbi jetën fëmija 4 vjeç nga kontakti me rrymën elektrike, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ndalohen Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve:

P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.