E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vajza e zv.ministrit jep dorëheqjen nga detyra: Njerëzit për liri kanë dhënë jetën
Publik News

Vajza e zv.ministrit jep dorëheqjen nga detyra: Njerëzit për liri kanë dhënë jetën

Anna Shkreli, vajza e zv.ministrit të Infrastrukturës Artan Shkrelit dhe njëkohësisht partnerja e kreut të FRPD-së Belind Këlliçit, ka dhënë dorëheqjen nga posti i saj si drejtoreshë e Shtëpisë Muze “Ismail Kadare”.

Mësohet se dorëheqja e Ana Shkrelit ka lidhje me pjesëmarrjen e saj në protestat e qytetarëve, artistëve dhe aktivistëve për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Ana flet për fillime të reja dhe shkruan: “Ne oren time te zeze mendova se njerezit per liri kane dhene jeten. Fillim i ri.”

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë në një status në rrjetet sociale, zv.ministri Artan Shkreli thumboi ministren e Kulturës Elva Margariti, pas daljes në emisionin Open, ku mohoi të kishte dijeni për aksionin për prishjen e Teatrit, duke e nxjerrë Ramën si një kryeministër që nuk njofton as qeverinë e tij për akte të tilla.

‘Zj. Margeriti te “Open” ishte për mëshirë… pse duhet të dilte e të poshtërohej ashtu?!-shkruan Artan Shkreli, në një postim të tij në rrjetet sociale, të cilin e ka fshirë për arsye të pashpjegueshme pak minuta më vonë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.