E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kur u shemb Teatri pësova atak kardiak’, përlotet Bujar Asqeriu: Pickoja veten, më dukej si në ëndërr…
Publik News

Kur u shemb Teatri pësova atak kardiak’, përlotet Bujar Asqeriu: Pickoja veten, më dukej si në ëndërr…

Aktori i njohur Bujar Asqeriu i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” ka lënë të kuptohet se është kërcënuar dhe mbajtur larg debatit publik për teatrin. Megjithatë ai thotë se shembja e tij ka qënë një goditje e madhe për të.

“Nuk ka përse i bëj publike gjëra të tilla, nuk kam ardhur këtu të qahem dhe të them se çfarë ka ndodhur. Më vlerëso
për mendimet e mia, kam qënë dhe jam konseguent. Zërat e shpirtrave të atyre që kanë punuar në këtë teatër do i ndjekin këta njerëz që e bënë atë gjë….”,- thotë ai ndërsa përlotet.

Asqeriu pranon se ditën kur teatri u shemb, ai ka pësuar një atak kardiak.

“Unë u zgjova që në orën 4 e 30, po pickoja vetën, me dukej si një ëndër se si sulmohet teatri në mënyrë të pabesë, si ka mundësi që të mos merret një konsensus? Kjo polici tërheq zvarrë vajzat?! Më këshilluam miqtë, më thanë mos shko se unë haja gishtat e mi me dhëmbë, pata edhe një problem, një moment kardiak, piva disa qetësues, ëfarë do bëja unë… Të nesërmen shkova dhe ju thashë policiëve: Hajdeni këtu o vëllezërit të mi, pse i tërhiqni zvarrë motrat, artistët, çfarë ju bënë ?!”.

Aktori i njohur i filmave shqiptarë, shumë të dashur për publikun, ka treguar dhe debatin me drejtorin e Teatrit Kombëtar Hervin Çuli.

 Asqeriu tha se ka pasur mendim ndryshe nga Çuli dhe se thoshte të vërtetën, e për këtë e ka “pësuar”. Ai thotë se Çuli u hakmorr ndaj tij, duke mos i dhënë rol dhe duke e lënë dy vjet pa punë.

“Ka pasur debat mes meje dhe atij që drejton teatrin. Sepse i thashë gjërat e vërteta, ashtu siç janë. Ka pasur debat në media. Edhe ai u hakmorr. Më la dy vjet pa punë. E punë e madhe. Unë luaj në vende të tjera. Nuk qahem unë pse s’më dhe rol. E çfarë pastaj. Unë jam lojtar, më jep topin dhe unë luaj. Shkoj e luaj në teatro të tjerë. Çfarë të bëra more zotëri, jam kundra teje, po jam kundra teje, kam mendim ndryshe, e çfarë pastaj? Jam kundra atij që është kundra kulturës dhe vetë teatrit”, ka thënë Bujar Asqeriu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.