E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit firmos peticionin në Burrel
Publik News

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit firmos peticionin në Burrel

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është zhvendosur pasditen e sotme në qytetin e Burrelit ku po mbledh firma në kuadër të peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte.

Qytetarë të shumtë po nënshkruajnë peticionin në qendër të qytetit, ndërkohë që është lajmëruar se ky aksion do të shtrihet në të gjitha qytetet e vendit.

Më parë AMT ka nënshkruar firma në qytetin e Kukësit, Shkodrës dhe atë të Durrësit ku artistë dhe aktivistë të rretheve janë solidarizuar me kauzën e tyre.

Regjisori Robert Budina theksoi se duhet të bëhen të gjithë bashkë dhe vetëm bashkë Teatrin do të rikthejnë aty ku ishte.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.