E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mjeku Pëllumb  Pipero : S’do ketë një valë të dytë Covid
Publik News

Mjeku Pëllumb Pipero : S’do ketë një valë të dytë Covid

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero ka qenë i prerë në lidhje me një valë të dytë të Covid.

 

Ai është shprehur qartë se sipas gjykimit të tij s’do të ketë një valë të dytë.

Ndërkaq ai shtoi se edhe nëse do të ketë një valë të dytë do të jetë e butë.

“Ka një pjesë që e mbështesin një valë të dytë, ka një pjesë që nuk e besojnë. Unë nuk e besoj rikthimin e një vale të dytë.

Mendoj se edhe nëse do ketë vazhdimësi apo rikthim do të jetë  shumë më e butë. Mendoj se nga e gjithë kjo thelbi i suksesit është distanca.

Jeta nuk do frenohet më. Nuk do ketë karantinë. Mendoj se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë bie në kontakt dhe fitojnë imunitet.

Mundësitë për ta menaxhuar janë të mundshme dhe bëjnë të mundur që dëmi të jetë më i vogël. Ndaj them nuk duhet të jemi të trembur”, tha mjeku për Abc-ja e mëngjesit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.