Kreu i PD Lulizm Basha ka vizituar ditën e sotme tregun agro-ushqimor në Rrogozhinë ku ka dëgjuar shqetësimet e tregtarëve të cilët janë shprhur të revoltuar se nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
Një prej tregtareve është shprehur e revoltuar ku thotë se po i rrit fëmiët rrugëve dhe se nuk ka marrë asnjë ndihmë. “Po i rris fëmijët rrugëve. Jam e sëmurë, nuk kam marrë asnjë ndihmë”, tha e revoltuar një prej tregtareve duke iu drejtuar Bashës.
Nga ana tjetër Basha përmes nëj video-selfie tha se gjendja e fermerëve është aq e keqe sa e bizneseve, pasi konsumi sipas tij ka rënë në zero. Ndërkaq thekson se askush nuk ka marrë ndihmë, duke hedhur akuza ndaj qeverisë e cila sipas tij po bën propagandë për të fshehur dështimin.
“Jam në tregun e Rrogozhinës në këtë lidhje të drejtpërdrejtë. Gjendja e fermerëve është po aq e keqe sa gjendja e bizneseve. Konsumi ka rënë në zero. Rrinë këtu me orë të tëra. Askush nuk ka marrë ndihmë. Ky është realiteti, përpara kam kilometra me tezga, gjysmën e tyre do e groposin produktin sepse nuk u shiten.
Ndaj bredhjet dhe propaganda e qeverisë nuk mund të fshehë dështimin. E keqja po vazhdon të thellohet. Vetëm te Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 milion euro. E kanë mendjen vetëm të zhvasin dhe të grabisin. Kjo është një Shqipëri e robëruar. Shpëtimi i vetëm është që ju me votën tuaj ti drejtohemi kutive dhe t’i japim fund kësaj të keqje. Kjo situatë duhet të marrë fund.
Gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë. Ky është realiteti nga tregu i Rgozhinës, kjo është Shqipëria reale”, deklaroi Basha përmes një video selfie.




