E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzoi opozitën për  informalitet, nuk ndalen akuzat dhe komentet ndaj Kryeministrit Rama
Lajme

Akuzoi opozitën për informalitet, nuk ndalen akuzat dhe komentet ndaj Kryeministrit Rama

Basha : Në vend që të kërcënojë sipërmarrësit e vegjël që punojnë sa për të mbajtur gjallë familjet e tyre, Edi Rama duhet t’u bëjë të ditur shqiptarëve sa para u ka dhënë nga buxheti i shtetit oligarkëve këto katër vite: oligarkët e shëndetësisë e të ilaçeve, oligarkët e ndërtimit, oligarkët e koncesioneve, oligarkët e naftës dhe të telekomunikacionit.
Pastaj t’u tregojë shqiptarëve edhe sa taksa kanë paguar këta oligarkë në buxhetin e shtetit.
Por ai nuk i tregon dot këto fakte, sepse ato zbulojnë një të vërtetë kriminale: zhvatjen e pamëshirshme të njerëzve të thjeshtë për pasurimin e Edi Ramës dhe klientëve të tij.

Ti mor shok na fute ne dhè fare…

Pas akuzës së Ramës për opozitën, se ajo po i bëhet krah informalitetit dhe premtimit të kryeministrit se qeveria është në mbrojtje të njerëzve të zakonshëm, plasin komentet në faqen e tij në Facebook.

Qytetarët ankohen dhe e akuzojnë se po i fundos nga dita në ditë. “Ti mor shok na fute ne dhè fare…kam nje bar kafe e kshu si i ke bere punet ti me taksat,sigurimet i ngrite te gjitha tani i fute e tvsh biznesit te vogel e hajt ti vejm celsin lokalit…po nuk me thua,cfare te bej tjeter?!lakra e pras ti nuk le te shes ne rruge…hajdut e vrases nuk behem dot…atehere cte bej?!”- i shkruan nje komentues.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.