I plagosuri në Peqin, dhëndërr i Tan Kateshit, kapobandës së Elbasanit në ’97
Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjes e mbrëmjes së sotme në Peqin, ku si pasojë e të shtënave me armë, ka mbetur i plagosur në këmbë 31-vjeçari Besmir Hakballa.
Ndërkaq, burime për mediet pohuan se i plagosuri është një emër i njohur për policinë. Ai është dhëndrri i Tan Kateshit, i dënuar me burg përjetë. Kateshi është një nga eksponentët kryesorë të bandave të rrezikshme të Elbasanit gjatë trazirave të ’97. Vetë 31-vjeçari, figuron person me precedentë penalë si vjedhje, grabitje, trafik narkotikësh.
Ndërkohë është bërë i mundur edhe identifikimi i autorit të plagosjes, dhe ai është Adriatik Mezja, peson me precedent penal. Burime bëjnë me dije se Mezja, para pak muajsh ka qenë vetë objekt i një atentati, por ia ka hedhur paq.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



