E zuri skrepi poshtë, 17-vjeçari që humbi jetën nuk ishte punëtor në kantier
Zbulohen detaje të reja në lidhje me vdekjen tragjike të 17-vjeçarit Jaup Bekotaraj, tek uji i ftohtë në zonën e Kalasë në Vlorë.
Në fillim u tha se ai ishte punëtor i kantierit të ndërtimit, por më pas doli që i riu nuk punonte aty, por kishte ardhur për të takuar ta afërmin e tij, manovatorin e skrepit.
Në një moment, ky i fundit nuk e ka parë djaloshin nga Radhima, dhe e ka goditur me vinç, duke i shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.
Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pranë Kalasë, një mjet vinç duke kryer punime pastrime territori në këtë zonë, ka aksidentuar një shtetas ende të paindentifikuar, i cili si pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin B.Ç., 29 vjeç, banues në Librazhd, i cili po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



