Plagoset 28-vjeçari me armë zjarri në Shijak
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mbrëmje në zonën e stadiumit, në Shijak. Sipas burimeve nga policia, bëhet me dije se ka mbetur i plagosur në këmbë një 28-vjeçar, i identifikuar si Henri Isai.
Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Durrësit, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, si dhe po kreh gjithë zonën përreth për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje.
Shijak/Informacion paraprak
Më datë 30.05.2020, rreth orës 20:45, në Shijak, tek stadiumi, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi H.I., 28 vjeç, banues në Koxhas, Shijak, i cili aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Forca të shumta të Komisariatit të Policisë Shijak dhe të DVP Durrës po krehin zonën për kapjen e autorit .
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



