E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Dhimbja është miku im, lotoja dhe vuaja për ëndrrat”, poezia e talentit të Skënderbeut para se të ndërronte jetë
Publik News

“Dhimbja është miku im, lotoja dhe vuaja për ëndrrat”, poezia e talentit të Skënderbeut para se të ndërronte jetë

Dorian Tahirllari pas një lufte të gjatë, ka humbur ndeshjen më të madhe, atë me jetën. Ish-lojtari i të rinjve të Skënderbeut është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare, duke prekur zemrat e të gjithëve që ishin njohur me rastin e tij.tahirllari dorian

Doriani vuante nga një tumor malinj dhe kishte kryer plot 5 operacione, por përsëri masa tumorale në trupin e tij ende nuk u zhduk.

Vetëm një muaj më parë, Doriani, një njeri me ëndrra të mëdha, të cilat tashmë janë shuar të gjitha, shkruante një poezi shumë prekëse, ku thuhej se dhimbja ishte kthyer në mikun e tij, lulet janë ujitur nga lotët e tij, nëna lutet për shërimin e plotë dhe vuajtja për ëndrrat.

Poezia e Dorian Tahirllarit:
Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,

një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.

Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.

Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.

Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.

Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,

ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.

Një ditë ku kujtova gjithçka…

Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi…

Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia…

Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…

Një ditë ku lutja është tek Zoti…

Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.

Dua t’i lutem për mua…

Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.