Presidenti Meta me mesazh të fortë në Ditën e Fëmijëve: Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve me vepra jo me fjalë
Presidenti, Ilir Meta bashke me urimin per 1 Qershorin, festen e femijeve ka dhene sot nje e mesazh te forte.
Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Meta thekson se nuk duhet te dorezohemi deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe.
“Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë”, apelon kreu i shtetit.
Mesazhi i Metes
Në Ditën e Festës së tyre, një urim të ngrohtë e të përzemërt për të gjithë fëmijët shqiptarë: Gëzuar 1 Qershorin!
Të ecim gjithmonë dorë për dore me fëmijët, për të mos u dorëzuar deri në realizimin e ëndrrave të tyre shumëngjyrëshe, për t’ju ruajtur buzëqeshjen e çiltër, për të mësuar nga sinqeriteti dhe dashuria e tyre, për të ndërtuar Shqipërinë e vërtetë europiane!
Të mbrojmë të drejtat e fëmijëve çdo ditë me vepra dhe jo me fjalë, dhe t’ju sigurojmë një të ardhme të sigurt dhe frymëzuese në Atdheun tonë! 🇦🇱
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




