Rama u përgjigjet komentuesve : Na hap kufijtë o Rama’zon?
Kryeministri i është përgjigjur me ironi komenteve të shumta, të cilët jo në pak raste i kanë shkruar sipas tij “Na hap kufijtë o Ramazon”
Ai ka marrë shembullin e bllokimit në pikën kufitare të Kosovës të cilin e ka quajtur të çuditshëm, por ka thënë se ka shumë vende të tjera që ende s’i kanë hapur kufijtë.
“Na hap kufijtë o Ramazon se gjithë bota i ka hap!”e kur thosha jo s’i ka hap gjithë bota, ne do jemi nga të parët fare, gënjeja unë! Po tani që ne i hapëm e shikoni që të tjerët jo?
E pra, unë kam njëmijë të meta, po NUK GËNJEJ dhe mirë a keq THEM ATË QË BËJ DHE BËJ ATË QË THEM!
Dhe mos keqkuptohemi, s’e kam me bllokimin e çuditshëm të makinave të Shqipërisë në kufirin e Kosovës për dizinfektim, po për plot kufij fqinj ose jo, që janë ende mbyllur!
Prandaj DURIM, BESIM dhe KUJDES NGA NXITIMI NË NGRËNIEN E RRENAVE se helmojnë gjakun e çorodisin mendjen!”, thekson Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




