E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pasi lejoi postimin e Trump në Facebook, aktivistët e të drejtave civile ‘kryqëzojnë’ Mark Zukenberg
Publik News

Pasi lejoi postimin e Trump në Facebook, aktivistët e të drejtave civile ‘kryqëzojnë’ Mark Zukenberg

Vendimi i Mark Zukenberg për të lënë në rrjetin social Facebook një postim të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ku shprehej me fjalët “kur fillon plaçkitja, fillojnë të shtënat”, ka sjellë reagimin e ashpër të aktivistëve të shoqërisë civile.

Drejtuesit e të drejtave civile teksa kritikojnë vendimin e Zuckerberg për të lënë aktiv postimin e Trump shprehen: “Ne jemi të zhgënjyer dhe të tronditur nga shpjegimet e pakuptueshme të Markut për të lejuar postimet e Trump”.

“Ai nuk tregoi mirëkuptim për shtypjen historike ose moderne të votuesve dhe ai nuk pranon të pranojë sesi Facebook po lehtëson thirrjen e Trump për dhunë ndaj protestuesve.

Marku po vendos një precedent shumë të rrezikshëm për zërat e tjerë që do të thoshin gjëra të ngjashme me ato të Trump në Facebook”, shkruhet ne mediat e huaja. 

Tre udhëheqësit aktivistë, krerët e Konferencës së Udhëheqjes për të Drejtat Civile dhe të Njeriut, Fondi i Mbrojtjes Ligjore dhe Edukimit NAACP, si dhe Ngjyra e Ndryshimit u takuan të hënën në mbrëmje me MarkZuckerberg, Drejtorin e Përgjithshëm të Facebook dhe zyrtarin kryesor të tij drejtues, Sheryl Sandberg.

Ata diskutuan në takim postimin e mbrëmjes e së enjtes të Trump, i cili i kërkoi ushtrisë që të ndërhynte në Minneapolis me fjalët “kur fillon plaçkitja, fillojnë të shtënat”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.