Pas mbledhjes 9 orëshe dje, Këshilli Politik zbarkon sërish në rezidencën e Kim, pritet ‘tym i bardhë’ për Zgjedhoren
Prej 3 ditësh palët politike në vend nuk kanë arritur ende në një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ndonëse u vunë në lëvizje të gjithë ambasadorët.
Pas takimit të gjatë dje në rezidencën e ambasadës amerikane, Këshilli Politik ka vendosur të mblidhet sërish sot, ndoshta për të dhënë një vendim përfundimtar lidhur me Reformën Zgjedhore.
Ndonëse dje takimi i dytë me ambasadoren e SHBA Yuri Kim zgjati rreth 9 orë, palët nuk dihet nëse kanë rënë dakord për pikat pezull të Zgjedhores, ndonëse influenca e Kim ka ndikuar.
Edhe mbledhja e sotme do të mbahet sërish në rezidencën e ambasadores amerikane dhe pritet që prej saj të dalë “tym i bardhë”.
Kujtojmë se dje në takimin e parë me Këshillin Politik bashkë me ambasadoren Yuri Kim, ishin edhe ambasadorët e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, Britanisë së Madhe, Duncan Norman dhe përfaqësuesit të OSBE-së.
Kujtojmë se dje ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka dhënë një deklaratë për media pasi ka përfunduar takimi, me përfaqësuesit e Këshillit Politik, në rezidencën amerikane në Tiranë, ku theksoi se ka qenë një ditë e gjatë diskutimesh, dhe se palët kanë bërë përparime.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



