E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqiptari në Britani : Ndihem i turpëruar nga Boris Johnson, dhe Shqipëria mori më shumë masa (VIDEO)
Publik News

Shqiptari në Britani : Ndihem i turpëruar nga Boris Johnson, dhe Shqipëria mori më shumë masa (VIDEO)

Një shqiptar i cili jeton në Britani, ka humbur vëllain e tij pasi u prek nga koronavirusi. I lënduar, ai ka gjetur kohë të flasë për radion LBC, ku ka thënë se Boris Johnson vetëm tani ka filluar të marrë situatën në dorë dhe drejtimin e qeverisë, dhe kjo duket qesharake.

Edlin, vëllai i viktimës që ndërroi jetë gjatë fundjavës së Pashkëve, i tha James O’Brien të LBC-së, se sugjerimet që kryeministri po i jep qeverisë së tij për të kontrolluar përhapjen e epidemisë, janë qesharake dhe e ka “ofenduar” atë.

“Ndihem sikur Boris Johnson më spërkati sot në fytyrë, deklarata se ai tani po merr kontrollin është qesharake”, i tha ai O’Brien.

“Ne kemi kaq shumë njerëz që janë vullnetarë. Kemi kaq shumë njerëz që bëjnë çmos për të ndihmuar, dhe çfarë po bënte ai deri tani? Ishte duke fjetur? Vëllai im ka vdekur prej gjashtë jasvësh tashmë. Trupi im po dridhet dhe ndjehem i fyer”, shtoi ai. “50,000 familje janë fyer nga Boris Johnson.

Edlin, një qytetar shqiptar i shpërngulur në Britani 23 vite më parë, shprehu zhgënjimin e tij për masat që mori Britania, madje i ka krahasuar ato me masat që ka marrë Shqipëria.

“Në Shqipëri, një vend i botës së tretë, rreth 30 njerëz kanë vdekur nga tre milion njerëz në vend. Ata e bllokuan atë menjëherë dhe kryeministri atje shpëtoi shumë jetë, “pohoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.