E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hodhën beton në Grykën e Këlcyrës, zhduken punëtorët dhe firma e ndërtimit
Lajme

Hodhën beton në Grykën e Këlcyrës, zhduken punëtorët dhe firma e ndërtimit

Pas publikimit në media të betonit që hidhej në Grykën e Këlcyrës, aty ka shkuar për kontroll policia. Ditën e sotme nuk është gjetur askush nga punonjësit që po ndërtonin një urë në këtë zonë. Ndërtimi ka nisur që në shtator dhe duket se ishte pa leje. Megjithëse e dinin çfarë ndodhte në atë zonë, autoritetet kanë bërë një sy qorr e një vesh shurdh.


“Mesa di unë ky ndërtim ka filluar në fillim të muajit shtator, për momentin janë çuar vetëm material, kur kemi shkaur bashkë me Policinë nuk kemi gjetur njeri, i është lënë detyrë Policisë së Rendit që të gjejë se kush janë personat që po bëjnë këto punime”, mësohet të ketë thënë Kreu i Bashkisë së Këlcyrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.