E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KPK mbylli procesin e rivlerësimit për Piro Samarën, Komisioneri Publik ankimon vendimin: I gabuar dhe kundër ligjit (SHKAQET)
Publik News

KPK mbylli procesin e rivlerësimit për Piro Samarën, Komisioneri Publik ankimon vendimin: I gabuar dhe kundër ligjit (SHKAQET)

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit para disa ditësh njoftoi përfundimin e procesit të rivlerësimit për ish-inspektorin e ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për shkak se ai nuk kishte statusin e magjistratit dhe nuk i nënshtrohej procesit të vetingut.

Sot Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për Piro Samarën. Një nga shkaqet e ankimimit të vendimit nga Komisioneri Publik është se sipas tij, vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është marrë në zbatim të gabuar të dispozitave kushtetuese dhe ligjit të aplikueshëm.

“Në rastin konkret, procesi i rivlerësimit për subjektin z. Piro Samara nuk duhet të përfundonte, pushonte në mungesë të vlerësimit të vullnetin të tij të shprehur për vijimin apo dorëheqjen nga procesi, dhe eventualisht nëse jemi në kushtet e zbatimit të nenit G, të aneksit të Kushtetutës”, thuhej mes të tjerash në arsyetim.

SHKAQET E ANKIMIMIT TË PLOTA:

7. Komisioneri Publik, pas vlerësimit të rrethanave dhe fakteve të administruara nga Komisioni për subjektin e rivlerësimit z. Samara, në konsideratë të përcaktimit në nenin 179/b të Kushtetutës dhe vendimmarrjes së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për raste të ngjashme4 , çmon se vendimi nr. 249/2020, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është marrë në zbatim të gabuar të dispozitave kushtetuese dhe ligjit të aplikueshëm. Në rastin konkret, procesi i rivlerësimit për subjektin z. Piro Samara nuk duhet të përfundonte, pushonte në mungesë të vlerësimit të vullnetin të tij të shprehur për vijimin apo dorëheqjen nga procesi, dhe eventualisht nëse jemi në kushtet e zbatimit të nenit G, të aneksit të Kushtetutës.

8. Nisur nga arsyetimi i vendimit objekt ankimi, pjesën përshkruese arsyetuese dhe asaj urdhëruese, në raport me aktet e administruara dhe ligjin e aplikueshëm, mbetet e paqartë shkaku përcaktues i pushimit të procedurës nga ana e Komisionit. Në vendim nuk referohen fakte apo prova mbi të cilat Komisioni ka vlerësuar sipas nenit 64, germa “c” dhe dispozitës kalimtare, nenit 160, pika 1, germa “ë”, të ligjit nr. 96/2016, të ndryshuar, si dhe vendimin e organit kompetent që ka vlerësuar këtë situatë ligjore, e për rrjedhojë, ndikimi në ecurinë e mëtejshme të procesit të rivlerësimit.

9. Komisioneri Publik konstaton se për aktet shoqëruese të vendimit të Komisionit, të ardhura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ), nga përmbajtja e vendimit nuk rezulton si këto akte janë administruar apo vlerësuar, si dhe nëse ndaj tyre, vendimit dhe urdhrit të KLGJ-së, është ushtruar ankim nga ana e subjektit të rivlerësimit, praktikë kjo e ndjekur në raste të ngjashme nga Komisioni.

10. Komisioneri Publik vlerëson se, bazuar në nenin 179/b, pika 3, të Kushtetutës, z. Piro Samara ka marrë cilësinë e subjektit që i nënshtrohet procesit të rivlerësimit kalimtar prej momentit të hyrjes në fuqi të ligjit nr. 76/2016, datë 22.7.2016, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8417/1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Në vijim të këtyre ndryshimeve kushtetuese doli dhe ligji që përcaktonte afatet dhe procedurat për qëllim të procesit të rivlerësimit, ligji nr. 84/2016, i cili hyri në fuqi më datë 8.10.2016. Si pasojë e pezullimit nga Gjykata Kushtetuese, afatet lidhur me të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të rivlerësimit u pezulluan nga data 25.10.2016 deri më datë 19.1.2017, datë kjo e cila e gjeti subjektin në të njëjtën detyrë funksionale.

11. Kjo situatë ligjore merr rëndësi, pasi dikton në të drejtat dhe detyrimet e subjektit, duke e konsideruar subjekt të procesit të rivlerësimit kalimtar për shkak detyre (ex officio). Ky status mund të ndryshojë duke u pushuar apo ndërprerë, si shkak i vullnetit të subjektit me anë të dorëheqjes, në dy raste, ai i parashikuar në nenin 56, të ligjit nr. 84/2016 dhe në nenin G, të aneksit të Kushtetutës, ku qëllimi i të dyja dispozitave ka qenë mundësia që subjektet të largohen me dëshirë, pa iu nënshtruar procesit të rivlerësimit.

12. Në vështrim të sa më sipër, z. Samara duhet t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit si shkak i funksionit që ushtronte, atë të Inspektorit të ish-KLD-së dhe në rast dorëheqjeje të tij të gjente zbatim neni G, i aneksit të Kushtetutës. Konstatojmë se Komisioni i referohet dispozitave ligjore për arritjen e moshës së daljes në pension, por ky fakt nuk rezulton i provuar. Sipas kërkesës të z. Samara, me nr. *** prot., datë ***.5.2018, drejtuar ndër të tjera edhe Komisionit, subjekti deklaron se është i datëlindjes 1969, pra 51 vjeç.

13. Në këto kushte, rezulton se Komisioni nuk ka identifikuar dhe vlerësuar drejt faktet dhe rrethanat ligjore mbi të cilat ka ndërprerë/pushuar procesin e rivlerësimit dhe nëse ndodhemi në kushtet e dorëheqjes, sikurse referohet në Urdhrin nr. ***, datë ***.10.2019, të Kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Ky fakt do të mundësonte për Komisionin që, në zbatim të orientimit të dhënë në vendimet (JR) nr. 1/2018 dhe nr. 5/2018, të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, të verifikonte:

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.