Rama si Steve Jobs, prezantoi sot “shpikjen e re”: Qeveris vetëm me “popullin” si në Greqinë e lashtë
Edi prezantoi sot “shpikjen” e tij, ne dukje si prezantimet e Steve Jobs, por larg shume. Nuk ishte iPhone, por thjesht 10 kuti. Ama pati nje shfaqje. Ishte shfaqja e tij dhe ai justifikoi gjithcka-One Man Show. Gjithcka ishte per te jo vetem ne shfaqje. Me shume ne permbajtje.
Prej neser, do te jete vec ai dhe populli, kerkush tjeter, institucion apo i mandatuar nga vete populli. Do jemi keshtu per te qeverisur- tha. Por qe ne krye te “show-ut” u djersit shume te spjegonte se, kjo menyre qeverisjeje nuk kapercen deputetet dhe rolin kushtetues te tyre, nuk kapercen edhe institucionet dhe detyrat e tyre.
U be e qarte se, prej sot do te kete shume “si deputete”, nderkohe qe deputetet e zgjedhur jane kushtezuar nga burokracia me shkrim ne nje marreveshje deri ne poshterim- te propagandojne platformen ku merret vesh Edi me popullin dhe ku nuk fut hundet kerkush tjeter, pavaresisht nga kushtetuta e ligji.
U be e qarte se, prej sot do te kete shume “si deputete”, nderkohe qe deputetet e zgjedhur jane kushtezuar nga burokracia me shkrim ne nje marreveshje deri ne poshterim- te propagandojne platformen ku merret vesh Edi me popullin dhe ku nuk fut hundet kerkush tjeter, pavaresisht nga kushtetuta e ligji.
Platforma e Edit me Popullin quhet www.shqiperiaqeduam.al
Në një takim me ata qe nuk do jene pjese e kesaj menyre qeverisje, Rama ka deklaruar se, kjo është një përpjekje serioze e PS që të ndërtojë një koalicion real me njerëzit e zakonshëm, “duke i bërë ata pjesë të një procesi vendimmarrës në kuptimin e vërtetë të fjalës”.
“Ky angazhim i jep mundësi çdo qytetari që ka akses në internet për të qenë pjesë e procesit të bashkëqeverisjes në kuptimin konkret të fjalës. Ky sistem pranon anëtarë dhe anëtare reale, me identitet të identifikuar si anëtarë të koalicionit qeverisës”, ka thënë Rama.
“Do ndëshkojmë së bashku një shfaqje korruptive, do të ndëshkojmë së bashku një sjellje abuzive dhe një zyrtar në rast se vërtetohet se denoncimi është i saktë”, ka deklaruar Rama. Do funksionoje apo jo, kete sua them dot tani, por te gjithe ju duhet te nxisni njerezit te rregjistrohen ketu dhe te jene pjese aktive e saj- ju tha Edi deputeteve te vertete qe ishin ne salle.|pamfleti.com
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



