E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen 10 shoferë dhe pezullohen 103 patenta për 24 orë (VIDEO)
Publik News

Arrestohen 10 shoferë dhe pezullohen 103 patenta për 24 orë (VIDEO)

Edhe këtë fundjavë si çdo fundjave tjetër, kanë vijuar kontrollet parandaluese me shërbime të shtuara, me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me rrisk për ngjarje rrugore.

Nga konstatimet, janë evidentuar drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe të tjerët, me shpejtësi qe variojne nga 140 km/h – 154 km/h, e mjaftueshme për të shkaktuar aksident rrugor, duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesëve të tjerë të rrugës.

Gjatë ditës së shtunë dhe deri në orën 00:30 të së dielës nga shërbimet e Policisë rrugore në të gjithë vendin jane pezulluar 79 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, 24 të tjera për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 6 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrances për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi.

Në të gjithë vendin, janë vendosur 149 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa masë plotësuese të tërheqjes së lejes së drejtimit, 234 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 457 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 98 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse si dhe 1269 masa për parkim të gabuar.

Ndërkohë, policia paralajmëron se kontrollet do vijojnë edhe përgjatë orëve të para të mëngjesit në zona dhe rruge të ndryshme të vendit, me efektivë të uniformuar dhe civilë duke përdorur të gjitha pajisjet speciale të nevojshme në funksion të dokumentimit  dhe verifikimit të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.