E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vidhet Parlamenti Europian, hajdutët hynë gjatë izolimit dhe morën dokumente sekrete
Publik News

Vidhet Parlamenti Europian, hajdutët hynë gjatë izolimit dhe morën dokumente sekrete

Të paktën 50 eurodeputetë janë vjedhur gjatë kohës së karantinës së madhe, kur u përpah koronavirusi. Hajdutët kanë hyrë në Parlamentin Europian dhe kanë marrë kompjutera, tableta dhe sende të tjera në zyrat e Brukselit.

Vjedhjet kanë ndodhur kur e gjithë selia ishte e boshatisur, ndërkohë që hajdutët kishin hyrë për të marrë dokumente dhe sende me vlerë. Deputeti gjerman Nico Semsrott, i cili kishte dy laptopë të vjedhur, tha se është i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga DG SAFE e Parlamentit Evropian, i cili merret me sigurinë.

“Ky është një skandal i madh dhe nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën,” i tha ai POLITICO. “Ne jemi të sigurtë se hajdutët kanë parë dhe kanë marrë çdo gjë që u është dashur, se vendi ishte shumë i çrregullt”, tha Semsrott. Ai tha se DG SAFE nuk i kishte paralajmëruar eurodeputetët për vjedhjet.

Në mars, Presidenti i Parlamentit David Sassoli prezantoi masa të rrepta për të ndaluar hyrjen e vizitorëve të jashtëm dhe inkurajoi eurodeputetët dhe stafin që të punojnë nga vendet e tyre të lindjes si një masë paraprake kundër përhapjes së virusit. Parlamenti mbeti kryesisht bosh deri në maj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.