E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngjarja e rëndë në Kombinat/ Identifikohen viktimat.
Publik News

Ngjarja e rëndë në Kombinat/ Identifikohen viktimat.

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Kombinat, ku u gjetën të pajeta në banesë nënë e bijë, ndërsa vajza tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Mësohet se të pajeta në banesë u gjetën Zhaneta Josifi 56-vjeç, dhe Anisa Josifi, 30-vjeç, ndërsa Blerta Josifi,34-vjeç, është dërguar në spital. Ata ishin me origjinë nga Përmeti, ndërsa Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë. Me një deklaratë për mediat, Policia bëri me dije se ka qenë vëllai i të ndjerës Zhaneta që kishte lajmëruar në Komisariat, pasi e motra nuk po i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa sipas policisë, paraprakisht dyshohet se nënë e bijë janë vetëflijuar

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.