E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Doktori mes zotit dhe njeriut apo i nënshtruar?!
Publik News

Doktori mes zotit dhe njeriut apo i nënshtruar?!

Kur sëmureshim dikur, mjeku këshillonte në rradhë të parë regjimin ushqimor, çajrat, frutat e perimet që bënin mirë, klimën e përshtatshme, aktivitetin e duhur fizik apo edhe qetësinë e më pas edhe ilaçe.
Ndërsa sot i sëmuri është KLIENT. Njëlloj si viçi te kasapi, pas mjekut të familjes presin me thikë në dorë dhjetra të tjerë: laborantë, imazheristë, kirurgë, endokrinologë, neurologë….e pastaj farmacistë ( me depot që qëndrojnë pas dhe skemat e sigurimeve shoqërore ).

Po ti thuash sot mjekut “përdora akësh bimë” apo ” u shërova me fistek çaj” të sheh sikur je yshtur te ndonjë shtrigë fshati dhe ti je një kafshë pylli a gomar i madh që i bie ndesh shkencës.

÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷÷

Një ditë nga të pandemisë italianët dolën në ballkon e rrahën shuplakat për mjekët e tyre. Instikti i majmunit + paniku e solli edhe këndej duartrokitjen. Kur ka kështu valë entuziazmi unë jo vetëm nuk kam pse ua prish qejfin të ngazëllyerve, por as e shpura ndërmend! Pse?

* Së pari sepse TË PËRBETUARIT E HIPOKRATIT JANË NËNSHTRUAR. Në çdo kohë e regjim mjeku ka qenë mes Zotit dhe njeriut, meqë jeta e secilit (nga mbreti te krimineli në dekikë të fundit ) kalojnë një herë nga mjeku pa venë te Zoti. Për këtë arsye, në çdo kohë e sistem mjeku ka patur pushtet absolut moral dhe ndikim të të dorës së parë në shoqëri.
Por ky sistemi ynë i ndyrë ia doli ti përlyejë , për këtë edhe ti poshtërojë e në fund ti nënshtrojë e ti kthejë nga ajka e vendit në xhambazë shpirtrash e jetësh njeriu. Në spaçatorë kimikatesh tek të dëshpëruar që deri në vdekje vuajnë edhe ekonomikisht vartësinë psikologjike nga frika e vdekjes.

Së dyti, sepse sot po punojnë si xhenierët e shtrimit të udhëve e ngritjes së urave të regjimit politik globalist me llagapin “pandemi”. Dikur, ti thoje mjekut “doktor filani më ka këshilluar kështu” ta përmblidhte turinjve, se sedra, egoja e dinjiteti nuk e linin. Ndërsa sot të gjithë janë rreshtuar nën flamurin e pushtetit. Heshtin , se kështu është urdhëri, ose dalin tellall se ashtu i nxjerr kryeministri. Ose më mirë, ashtu ua thotë zinxhiri i mëkateve që sistemi i korruptuar ua doli tu hedhë në qafë.

KONKLUZION

Diktatura me të cilën po shtrëngohemi të pranojmë globalizmin e kuq ka në vijë të parë, (Oh çfarë tmerri!!) pikërisht bluzat e bardha!!! Bastionin e fundit të dinjitetit, integritetit, dijes, humanizmit….. Që në foshnjëri e kemi të shkruar të besojmë tek mjeku. Ai na shëron, na mbron, na shpëton. AI, paradhoma e Perëndisë! Dhe kur Djalli ia ka dalë ta kthejë në çirak të vet, mendo se sa të therr tradhëtia! Se sa e helmët është pabesia!! Se sa kozmik është dëmi!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.