Berisha: Të gjithë në protestë kundër ndalimit absurd të muzikës, kundër xhahilit!
Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen sot në mesditë në një protestë përpara Kryeministrisë, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për ndalimin e muzikës në lokalë pas orës 20:00, lëshuar dje me Akt normativ.
“Sot në ora 12:00, – shkruan Berisha në Fb, – para Kryeministrisë, protestë e fuqishme qytetare e të rinjve, këngëtarëve dhe artistëve kundër ndalimit absurd të koncerteve dhe muzikës nga Edvin Hajduti. Të gjithë në protestë kunder xhahilit, që mbjell vetëm dëshpërim!”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



