E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ia dhuroi pasardhësi i Isa Boletinit, Basha publikon foton me flamurin: Faleminderit Kosovë!
Politikë

Ia dhuroi pasardhësi i Isa Boletinit, Basha publikon foton me flamurin: Faleminderit Kosovë!

Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në vendlindjen e Isa, duke u bërë politikani i parë nga Shqipëria që viziton kullën dhe bën homazhe në varrin e tij.

 

Pasardhësi i Boletinit i dhuroi Bashës një flamur të ngritur në 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë.

Teksa i shpreh falënderimet Kosovës për mikpritjen vllazërore, Basha ka postuar në Tëitter edhe foton me flamurin.

Biseda e Bashës me pasardhësin e Boletinit:

Gazmend Boletini: Ne e kemi menduar eskluzivitet për ta dhuruar dhuratë flamurin e Isa Boletinit.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë!

Gazmend Boletini: Ky flamur është ngritur më 30 qershor 1912 në Vesekofc, në fshatin e Bajgorës, aty ka filluar kryengritja e përgjithshme, çlirimi i Shkupit deri në Vlorë. Shqiponja është origjinale e kohës. Duke falenderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, që ka bërë disa kopje, një nga ata do ta trashëgosh ti ishallah, sa më shpejt Kryeministër i Shqipërisë. Ta vazhdosh rrugën e rilindasve, edhe besoj se do ta ndjekësh, se je i tillë.

Lulzim Basha: Të falenderoj nga zemra! Shumë i prekur, shumë i emocionuar!

Gazmend Boletini: Këtë do ta kesh për zyrën e ardhshme si Kryeministër!

Lulzim Basha: Ky është bekim! Ky është bekim hyjnor edhe atdhetar! Faleminderit!

Gazmend Boletini: Nuk besoj se ka ndonjë dhuratë që të kishte bërë më shumë.

Lulzim Basha: Absolutisht jo!

basha

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.