Mblidhet Këshilli Politik/ I pranishëm edhe kryeministri Rama
Ka nisur mbledhja e Këshillit Politik, ku pritet të diskutohet mbi ndryshimet politike për Reformën Zgjedhore.
I pranishëm në mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama, po ashtu edhe negociatorët e PS si dhe përfaqësuesit e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi, por mungojnë përfaqësuesit e PD dhe LSI.
Opozita e bashkuar deklaruan se nuk do të ishin të pranishëm sot, duke kërkuar shtyrjen e mbledhjes së Këshillit Politik për ditën e premte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



