Rama: Është në interesin e PD-së ta zhvillojë këtë proces
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së Këshillit Politik e ka quajtur absurd bojkotin e tryezës së Këshillit Politik nga PD dhe LSI.
“Ishim duke bërë një diskutim me grupin e ekspertëve. Damiani mbase sqaron më mirë në aspektin e pretendimit që është shprehur edhe sot PD. Erdhëm sot për të shprehur jo vetëm vullnetin, por edhe gatishmërinë për çdo gjë që është e paqartë që ka krijuar keqkuptim lidhur me risitë e ndryshimeve kushtetuese.
Është në interesin e PD që të zhvillojë këtë proces, sepse Këshilli politik e ka përfunduar misionin me marrëveshjen e 5 qershorit dhe nga ana tjetër pas 30 korrikut jeta politike vazhdon.
Më duket absurde që të bojkotohet diskutimi në lidhje me këtë, por dua ta përsëris. Nuk jemi në kushtet enjë vendi pa instiutucione dhe parlament.
Kjo tryezë është ndërtuar si shprehje e vullnetit të mirë dhe si vetëdije që pavarësisht faktit se PD dhe aleatët e saj u arratisën në drejtim të paditur duke braktisur detyrën janë pjesë e një realiteti politik dhe mohimi nga ne do të ishte i padrejtë.
Jam i keqardhur sepse është një kohë e shkurtër dhe ne nuk jemi në kushtet aspak të ndonjë shtrëngese apo halli lidhur me ecjen para të procesit, përkundrazi tani kemi konsensus. Kushtetueshmërisht me ligj dhe zakon nuk kemi asnjë hall të posaçëm dhe mendoj se kemi bërë gjënë e duhur.
Sa i përket pretendimit që po mblidhemi për çka është nënvizuar nga pala që nuk erdhi, mendoj që Damiani mund të japë një sqarim”, tha Rama.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



